Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Labinot-Fushë në Elbasan, ku dy fëmijë të mitur, vëllezër 8 dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht pasi u mbytën në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndodheshin pranë lumit duke ruajtur bagëtitë, dhe së bashku me një familjare kishin hyrë në ujë për t’u larë. Fatkeqësisht, rrjedha e fortë dhe mungesa e masave të sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.
Banorët e zonës dhe forcat e emergjencës u përpoqën t’i ndihmonin, por trupat e pajetë u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie, ndërsa komuniteti lokal është në gjendje të rënduar emocionale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Korrik, 2025 21:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.