Interi i thotë lamtumirë Asllanit – mesfushori shqiptar në kërkim të klubit të ri

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Korrik, 2025 22:34

Interi i thotë lamtumirë Asllanit – mesfushori shqiptar në kërkim të klubit të ri

Klubi italian Inter Milan ka njoftuar zyrtarisht mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani që të kërkojë një ekip të ri, pasi nuk përfshihet në projektin teknik të trajnerit Christian Chivu për sezonin e ardhshëm.

Pas tre sezonesh me zikaltrit, Asllani nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacionin titullar. Drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se është koha që lojtari të aktivizohet rregullisht diku tjetër, duke i hapur rrugën një transferimi të mundshëm gjatë merkatos verore.

Interi ka refuzuar oferta të ulëta për mesfushorin, ndërsa Real Betis, Fiorentina dhe Bologna janë ndër klubet që kanë shfaqur interes konkret. Sipas mediave italiane, Asllani preferon të qëndrojë në Serie A, gjë që ka krijuar pakënaqësi te drejtuesit e Interit, të cilët kërkojnë fleksibilitet për negociatat

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Korrik, 2025 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.