Ka një strategji për të përjashtuar shqiptarët – Osmani: Zgjedhje, referendum për shqiptarët!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 00:20 Përditësuar

Ka një strategji për të përjashtuar shqiptarët – Osmani: Zgjedhje, referendum për shqiptarët!

Nënkryetari i BDI, Bujar Osmani ishte i ftuar në emisionin Çdo Kënd në A2 CNN, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vendin e tij dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.

Ish-ministri i Jashtëm në RMV, u shpreh se këto zgjedhje po konsiderohen si referendum, pasi prej muajsh tashmë ka një strategji për të përjashtuar shqiptarët.

Osmani rrëfen se dhe kryeministri Mickoski përdor tone të papranueshme edhe ndaj tij duke thënë se si mundet që një shqiptar ka negociuar me Bullgarinë për identitetin e shtetit.

“Unë do të kisha dashur që këto zgjedhje të ishin lokale, por janë kthyer në një referendum, nëse shqiptarët do të nënshtrohen apo do t’i rikthehen parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Këto parime na kanë përcaktuar si zot në vendin tonë. Ka një strategji përjashtimi shqiptarësh që ata të ndihen si qeraxhinj në shtëpinë e vetë. Kryeministri flet veçanërisht për mua dhe thotë se si mundet një shqiptar të ketë vendosur për identitetin e shtetit, të ketë neogociuar me Bullgarinë sikur unë jam qytetar i rendit të dytë edhe kur jam ministër i Jashtëm, edhe pse t’i je i zgjedhur nga Kuvendi ti nuk ke të drejtë të negociosh në emër të shtetit. Kjo i ka bërë shqiptarët të ndjehen të përjashtuar dhe të nënvlerësuar”, tha Osmani në A2 CNN. (A2 Televizion)

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 00:20 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.