Zyrtarët policorë shpëtuan një person të lënduar në malin Baba | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 15:18

Zyrtarët policorë shpëtuan një person të lënduar në malin Baba | VIDEO

Sot në orët e mëngjesit, pas një thirrjeje për ndihmë për shpëtimin e një personi që ndodhej në një zonë të paarritshme malore në malin Baba, në rajonin e Bitolës, helikopteri Augusta Bell 212 i Njësisë Helikopterike për nevoja policore pranë MPB-së u ngrit menjëherë pas pranimit të kërkesës dhe u nis drejt misionit të shpëtimit në malin Baba, transmeton Flaka

Helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme u nis për realizimin e detyrës së caktuar me tre pjesëtarë nga Departamenti i Njësive Ajrore dhe një ekip prej katër pjesëtarësh nga Njësia Speciale Antiterroriste “Tigri”.

Personi i lënduar u nxor me sukses në një kohë relativisht të shkurtër nga vendndodhja “Vidikovec” në malin Baba dhe më pas iu dorëzua ndihmës së shpejtë nga Bitola.

Zyrtarët policorë, pjesëtarët e Njësisë Ajrore dhe të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri”, edhe një herë, ashtu si shumë herë më parë, dëshmuan në praktikë humanizmin dhe përkushtimin e tyre. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2025 15:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.