Deputeti i ASH, Snopçe: VLEN flen, vendimet antishqiptare kalojnë në heshtje

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 17:55 Përditësuar

Deputeti i ASH, Snopçe: VLEN flen, vendimet antishqiptare kalojnë në heshtje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë reagimi dhe guximi politik në prag të zgjedhjeve lokale dhe pas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të shpërndarë sot, Snopçe rikujtoi se kanë kaluar plot 25 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili anuloi metodologjinë që ndante qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë, por sipas tij, “VLEN ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të reflektuar këtë vendim në vendimet qeveritare.”

“Si duket, VLENI ende po FLEN,” u shpreh Snopçe në deklaratën e tij.

Deputeti i ASH gjithashtu ngriti alarmin për mungesën e reagimit lidhur me vendimin e qeverisë për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, vendim që sipas tij prek më së shumti komunat shqiptare.

“Pas afërsisht dy javëve do të shpallen zgjedhjet lokale dhe VLEN ende nuk kërkon që të anulohet vendimi i qeverisë për zvogëlimin drastik të numrit të këshilltarëve”, theksoi ai.

Snopçe u bëri thirrje ministrave të VLEN që të reagojnë në mbledhjen e nesërme të qeverisë dhe të kërkojnë rikthimin e ndarjes së vjetër për numrin e këshilltarëve, duke i kujtuar se kjo kërkon vetëm “pak guxim përballë kryeministrit Mickoski”.

Në fund të deklaratës, ai iu referua edhe një videoje ku shihet duke reaguar pas refuzimit të kryeministrit për t’iu përgjigjur pyetjes së tij në Kuvend mbi këtë çështje. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 17:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.