Dhunë, arrestime dhe kërcënime në Tetovë dhe Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 11:19 Përditësuar

Dhunë, arrestime dhe kërcënime në Tetovë dhe Gostivar

Policia e Tetovës dhe Gostivarit ka ndërhyrë në disa raste dhune dhe incidente të rënda që ndodhën gjatë fundjavës në rajon, njofton Flaka

Më 20 korrik, në fshatin Odër, komuna e Tearcës, rreth orës 10:00, 50-vjeçari S.M., me banim të përkohshëm në Danimarkë, ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij R.F., 65 vjeç. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Rreth mesnatës së 21 korrikut, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, policia ka arrestuar M.M. (34), i cili është denoncuar se ka sulmuar fizikisht një grua 36-vjeçare me iniciale F.Z. Ai është ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë do të përballet me procedurat përkatëse.

Një tjetër rast dhune është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gostivar. Në orën 03:10, policia arrestoi N.Sh. (26), i cili dyshohet se ka sulmuar vëllain e tij 25-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tyre familjare. Edhe ky rast po dokumentohet për procedim të mëtejshëm.

Në Gostivar, më 20 korrik rreth orës 23:50, policia ka privuar nga liria V.L. (41) pas denoncimit nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare, e cila deklaroi se ishte sulmuar fizikisht nga ai rreth orës 20:00. V.L. u ndalua dhe ndaj tij pritet të ngritet parashtresë.

Ndërkohë, në fshatin Forinë, zjarrfikësi L.A. (33) nga Çegrani, i punësuar në Njësinë Kundër Zjarrit në Gostivar, ka raportuar se gjatë një ndërhyrjeje për shuarjen e një zjarri rreth orës 15:00, është kërcënuar nga një person i panjohur, afërsisht 60 vjeç. Policia ka nisur hetimet për këtë incident.

Të gjitha rastet janë nën procedim dhe policia po vazhdon punën për dokumentimin e plotë dhe vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj personave të përfshirë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 11:19 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.