Lajm i rremë: Bejxhan Iljaz nuk dorëhiqet, PDSH nuk fiton deputet të dytë
Flaka Recension:
“Përçarja në Frontin Europian forcon PDSH-në, Thaçit i shtohet edhe një deputet”
Pretendimi: Bejxhan Iljaz dorëzohet si deputet dhe PDSH merr një mandat shtesë, duke hyrë me dy deputetë në shumicën qeveritare.
Vlerësimi: Lajm i rrejshëm / i pavërtetë
Faktet:
- Deputeti Bejxhan Iljaz ka mohuar zyrtarisht këto pretendime. Ai ka deklaruar publikisht:
“Nuk e dorëzoj mandatin e deputetit për asnjë çmim dhe për asnjë post. Janë trillime. Vota është e shenjtë.”
- Nuk ka asnjë dokument zyrtar, propozim diplomatik apo vendim qeveritar që dëshmon se Iljaz do të emërohet ambasador apo se do të dorëzojë mandatin.
- Pretendimi se PDSH do të hyjë në qeveri me dy deputetë është spekulim politik, i pambështetur nga ndonjë komunikatë zyrtare e partisë, qeverisë apo kuvendit.
Lajmi është i pavërtetë. Bejxhan Iljaz është ende deputet aktiv dhe nuk ka dhënë sinjale për dorëheqje apo kalim në ndonjë tjetër formacion politik. Informacioni është spekulim, pa asnjë burim të besueshëm apo provë konkrete.
Rekomandim për lexuesin: Mos e shpërndani këtë lajm pa verifikim. Bëhet fjalë për një dezinformatë politike, që tenton të krijojë konfuzion për përbërjen e shumicës dhe qëndrueshmërinë e Frontit Europian. Flaka














