Nuk kalon muaj pa 1.100 euro për të mbijetuar në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 12:55

Nuk kalon muaj pa 1.100 euro për të mbijetuar në Maqedoninë e Veriut

Vlera e Shportës Minimale Sindikale për muajin korrik ka arritur në 65,328 denarë (rreth 1,061 euro), duke shënuar një rritje prej 630 denarësh krahasuar me muajin qershor, kur kishte vlerën 64,698 denarë (1,051 euro), njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

“Pas përfundimit të masave aktive qeveritare, vlera e shportës minimale sindikale është rritur me 2,637 denarë në tre muaj, që përbën një rritje prej 4.20%”, thuhet në deklaratën e LSM-së.

Ushqimet dhe pijet, rritje e ndjeshme

Sipas të dhënave të përpunuara nga sindikata, shpenzimet vetëm për ushqim dhe pije, për 63 produktet që monitoron shporta sindikale, për muajin korrik 2025 arrijnë në 23,683 denarë, që përbën një rritje prej 515 denarësh nga muaji qershor (23,167 denarë).

“Ushqimi dhe pijet janë rritur me 2,202 denarë në tre muaj, ose 10.25%”, theksojnë nga LSM.

Qiraja rrit ndjeshëm koston totale

Në përllogaritjen e përgjithshme të shpenzimeve minimale mujore, nëse familja jeton me qira për një apartament 60 m², kostoja e jetesës në muajin mars 2025 është llogaritur në 80,703 denarë (rreth 1,311 euro).

LSM i bën thirrje autoriteteve që të rishqyrtojnë politikat sociale dhe të sigurojnë mbështetje të qëndrueshme për familjet punëtore përballë kostos në rritje të jetesës. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 12:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.