Rashford te Barça – Lineker: ‘Do të shkëlqejë në Katalunjë’
Barcelona është pranë zyrtarizimit të huazimit të Marcus Rashford, sulmuesit 27-vjeçar nga Manchester United, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Ky transferim pritet të jetë një përforcim strategjik për Hansi Flick, i cili po rindërton repartin ofensiv të skuadrës katalanase.
Reagimi i parë publik erdhi nga Gary Lineker, ish-sulmues i Barcelonës dhe mik i afërt i Rashfordit, i cili në një intervistë për Què t’hi jugues tha:
“Rashford është një blerje e madhe: i talentuar, i shpejtë dhe një person shumë i mirë. Mendoj se do të shkëlqejë në Katalunjë.”
Lineker theksoi se problemet e Rashfordit nuk lidhen me cilësinë, por me ambientin te Manchester United:
“Shumë lojtarë që kanë lënë United kanë performuar më mirë gjetkë. Problemi është vetë United.”
Sa i përket pozicionit ideal, Lineker tha:
“Roli më i mirë i tij është në krahun e majtë, por mund të luajë edhe në qendër të sulmit. Me topin në këmbë është i pandalshëm.”
Në fund, ai foli edhe për Lamine Yamal, sensacionin e Barcelonës:
“Është talenti më i madh që kam parë që pas Maradonës dhe Messit. Unë do t’i jepja menjëherë Topin e Artë.”
Flaka














