Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2025 në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku një pushues 66-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, identifikuar si Sh. A., ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo hyri në det për t’u larë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan se gjithçka ndodhi papritur, pa shenja të mëparshme shqetësimi. Përpjekjet për ndihmë ishin të menjëhershme, por për fat të keq viktima ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar me saktësi shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Kjo ngjarje shton shqetësimin për sigurinë shëndetësore të pushuesve, veçanërisht për personat e moshës së tretë apo ata me histori të sëmundjeve kardiovaskulare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Korrik, 2025 22:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.