Arsenal godet me Gyökeres – suedezi vjen për €73.5 milion

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2025 16:45

Arsenal godet me Gyökeres – suedezi vjen për €73.5 milion

Arsenal ka finalizuar një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës 2025, duke arritur marrëveshje me Sporting CP për transferimin e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres. Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano dhe burime të afërta me klubin, marrëveshja përfshin një tarifë fikse prej €63.5 milion, plus €10 milion bonuse, ndërsa agjentët e lojtarit kanë reduktuar komisionin për të lehtësuar transferimin.

Gyökeres ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin londinez, që e mban të lidhur me “Topçinjtë” deri në vitin 2030. Ai vjen pas një sezoni spektakolar me Sporting, ku shënoi 54 gola në 52 ndeshje, duke ndihmuar klubin të fitojë ligën dhe kupën në Portugali.

“Ai vetëm donte Arsenal,” ka deklaruar Romano, duke konfirmuar se lojtari refuzoi interesin nga klube të tjera si Manchester United, për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Premier League.

Me pseudonimin “Maska”, për shkak të festimeve të tij ikonike pas golave, Gyökeres pritet të jetë shtylla e sulmit të Artetës për sezonin 2025/26.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2025 16:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.