Dy vëllezërit Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi janë arrestuar sot në Obiliq, në lidhje me një rast të lëndimit të rëndë trupor që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.
Sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit kanë qenë në arrati që nga dita e incidentit, por janë paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor rreth orës 15:00, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Ngjarja lidhet me një përleshje fizike, ku si pasojë viktima Egzon Grajqevci ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pas procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka vendosur masën e ndalimit policor prej 48 orësh për të dy vëllezërit.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike, për shkak të profilit mediatik të Meriton Mjekiqit, i njohur nga projektet televizive dhe rrjetet sociale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Korrik, 2025 21:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.