Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, dhe vëllai i tij Rinor Mjekiqi, janë arrestuar më 22 korrik 2025 nga Policia e Kosovës, pas hetimeve që lidhen me një incident të dhunshëm të ndodhur më 11 korrik.
Sipas raportit zyrtar, dy vëllezërit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 29-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pas paraqitjes së tyre në Stacionin Policor të Obiliqit, ata janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Prokuroria ka nisur procedurat për veprën penale të “Lëndimit të rëndë trupor”, ndërsa mediat raportojnë se Meriton Mjekiqi ishte jashtë vendit në momentin e shpalljes në kërkim, por është vetëdorëzuar pas publikimit të lajmit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Korrik, 2025 17:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.