BDI: Shqiptarët të padëshiruar në Ministrinë e Energjetikës, rezultati i fundit 19:1

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 19:42

BDI: Shqiptarët të padëshiruar në Ministrinë e Energjetikës, rezultati i fundit 19:1

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon me shqetësim të thellë ndaj qasjes skandaloze të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku sipas të dhënave zyrtare, raporti i të punësuarve të fundit është 19 maqedonas ndaj vetëm 1 shqiptari.

Ky nuk është një devijim administrativ apo një rastësi burokratike, kjo është politikë shtetërore e përjashtimit sistematik të shqiptarëve, e cila po realizohet me vetëdije të plotë dhe me përkrahje të qartë politike.

Kjo padrejtësi buron drejtpërdrejt nga programi politik i kësaj qeverie jolegjitime, që shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, një mjet thelbësor për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në administratën publike dhe shtetërore.

Qeveria ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm për të shkatërruar themelet e barazisë ndëretnike në shtet, duke vepruar si një aparat pararendës politik, që i shërben ekskluzivitetit etnik në dëm të përfshirjes dhe barazisë që e garanton Kushtetuta e vendit.

BDI e konsideron këtë zhvillim si shkelje flagrante të Marrëveshjes së Ohrit, të rendit kushtetues dhe të parimeve bazë të demokracisë. Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet nuk është vetëm padrejtësi, është akt destabilizues që cënon themelet e shtetit multietnik dhe rrugën euroatlantike të vendit.

BDI kërkon korigjim urgjent të këtij diskriminimi, rikthim të balancuesit kushtetues si garanci për barazi, dhe transparencë të plotë në përbërjen e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore.

Ne do të mbetemi në ballë të betejës për barazi të plotë, drejtësi institucionale dhe mbrojtje të të drejtave kolektive të shqiptarëve në çdo sektor të shtetit.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.