Media: Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu – me veturë zyrtare në dasëm

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 21:02

Media: Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu – me veturë zyrtare në dasëm

Në një kohë krize ekonomike, kur qeveria apelon për kursime dhe qytetarët përballen me çmime të larta, veturat zyrtare të shtetit shërbejnë për shërbime private. Shembulli i fundit vjen nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan PressOnline.

Mbrëmjen e së enjtes, vetura zyrtare e ministrit Azir Aliu – një Shkoda SuperB 4×4 me targa SK-4686-BS – është parë e parkuar në hapësirat e restaurantit “Monday Bland” në Gostivar, ku po mbahej një dasmë private.

Sipas dëshmitarëve, ministri ka marrë pjesë në festë dhe ka ardhur me makinën zyrtare.

Në vend që të shërbejë për angazhime institucionale, automjeti i Ministrisë është përdorur për “nder krushqish”, ndërsa qytetarët detyrohen të mbajnë mbi supe barrën e mirëmbajtjes së këtyre mjeteve, që nga karburanti e deri te shpenzimet teknike.

Ky nuk është rasti i parë. Vetëm pak javë më parë, mediat raportuan për përdorim të dyshimtë të veturave zyrtare nga zëvendëskryeministrat Izeti Mexhiti dhe Arbër Fetai.

Sipas portalit “360 shkallë”, dy automjete qeveritare janë fotografuar të parkuara në mënyrë të paligjshme pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, rreth orës 23:00 – fare pranë selisë së VLEN-it.

Zyra për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta e Qeverisë konfirmoi përdoruesit e automjeteve.

Përkundër publikimit të fakteve dhe fotove nga mediat, asnjë institucion nuk ka ofruar sqarim, ndërsa abuzimi me resurset shtetërore vazhdon të bëhet normë.

Nëse VLEN ka premtuar ndershmëri dhe qeverisje të mirë, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: A ka mbetur ndonjë vijë e kuqe që nuk e kalojnë? PressOnline

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.