Reperi i njohur Don Xhoni ka ndezur polemika në rrjetet sociale pas një reagimi të shkurtër por domethënës në Instagram:
“Na ishte se ç’na ishte…”
Kjo frazë është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje indirekte ndaj ish-banorit të Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, i cili pak më parë kishte deklaruar në një intervistë:
“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme.”
Deklarata e Jozit u pa si një thumb i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje të mundshme mes reperit dhe Loredanës. Ndërkohë, Don Xhoni nuk ka përmendur emra, por reagimi i tij është parë si një mesazh i qartë për të kaluarën, duke lënë të kuptohet se kapitulli me Jozin është mbyllur.
Në rrjetet sociale, fansat kanë shpërndarë postimin e reperit me komente si “Elegancë me një fjali” dhe “Don Xhoni e tha pa e thënë”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2025 17:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.