Libri në qendër të vëmendjes – nisi “Festa e Librit” në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 21:07

Libri në qendër të vëmendjes – nisi “Festa e Librit” në Gostivar

Në një ambient festiv të mbushur me art dhe dashuri për fjalën e shkruar, në zemër të Gostivarit nisi sonte edicioni i pestë i “Festës së Librit”, një ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme në rajon që promovon gjuhën, leximin dhe letërsinë shqipe.

Festivali do të zgjasë deri më 29 korrik dhe për pesë ditë me radhë, hapësirat publike të qytetit do të shndërrohen në një skenë të gjallë të librit, duke mbledhur autorë, lexues dhe botues nga trevat shqiptare dhe më gjerë.

Këtë vit, “Festa e Librit” karakterizohet nga një pjesëmarrje e larmishme e shtëpive botuese, me tituj të rinj për të gjitha moshat, duke ofruar një mozaik kulturor të pasur dhe të aksesueshëm për publikun.

Në mbrëmjen hapëse, publiku pati rastin të ndjekë promovimin e veprës “Fati i marrë” të autorit Besnik Mustafaj nga Shqipëria dhe një cikël poezish nga poetja Valdeta Dulahu nga Kosova. Programi u pasurua me performanca muzikore dhe shpërndarje mirënjohjesh për kontribuuesit.

Organizatorët theksuan se ky festival është më shumë se një panair librash – është një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve kulturore mes shqiptarëve dhe përkrahjen e autorëve vendorë.

Ngjarja organizohet nga Lidhja Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Qendrën Mosaic dhe Komunën e Gostivarit. Flaka & Gostivari Sot

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 21:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.