Reagim ndaj intervistës së Azem Vllasit, në emisionin Pikë në KTV, të moderatorit Veton Surroi

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 08:13

Reagim ndaj intervistës së Azem Vllasit, në emisionin Pikë në KTV, të moderatorit Veton  Surroi

Në intervistën e politikanit titist Azem Vllasi, në emisioninin PIKË, në KTV me Veton Surroin, është shpalosur një gamë e madhe e shumë fenomeneve, ndaj të cilave padyshim se duhet reaguar, por edhe duhet mbajtur qëndrim, sepse heshtja jo vetëm do t’i jepte të drejtë titistit të përbetuar të ish-Jugosllavisë Azem Vllasi, i cili në asnjë rast nuk manifeston asnjëherë qëndrimin e poltikanit inkuizitor, shërbëtor besnik të teorisë dhe praktikës antishqiptare titiste, por përkundrazi, pothuaj në tërë zingjirin e dy intervistave, nuk shfaq as pendim e as përgjegjësi, është as mish as peshk, shitet i butë e i urtë, dhe në shumë raste e luan me mjeshtri rolin e të painformuarit dhe të paditurit!

Popullit shqiptar në Kosovë nuk i është keqësuar gjendja dhe nuk ka filluar dhuna dhe terrori i egër policor e ushtarak ndaj tij, vetëm pas demonstratave të 11 Marsit 1981, e veçanërish 26 Marsit, kur po arrinte stafeta e antishqiptarit Tito, ashtu sikur thuani ju me paturpësi!

Prandaj të kam kritikuar ne lidhje me mosnjohjen e kontributit të Heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Pra te kqijat kundër Kosovës dhe shqiptarëve kanë filluar që nga 8 Korriku i vitit 1945, e jo nga 26 Marsi i vitit 1981!

Në mes 8 Korrikut 1945 dhe 26 Marsit 1981, në Kosovë e kundër Kosovës, dhuna dhe terrori i Jugosllavisë titiste dhe i Serbisë së Rankoviqit e deri te gjenocidisti e krimineli Millosheviq, ka qenë permanente, ka qenë e gjithanshme dhe me pasoja të mëdha për tërë gjeneratat shqipatare që kanë jetuar nëpër ato vite e dekada!

Shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, nuk ka ndodhur pas vdekjës së Titos, e as pas 26 Marsit 1981, por ka ndodhur me dijeninë dhe me lejen e vendimin e satrapit Tito, e jo te Presidentit turk Menderes, ashtu siç deklaroni, se ajo u ndal pas rënies nga pushteti te tij!

Aksioni famkeq i mbledhjes se armëve në Kosovë, nuk ndodhi pas 26 Marsit të vitit 1981, por atëherë kur ishte Ministër i Punëve të Mbrendshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviq, të cilin në atë post e kishte emruar dhe e mbante antishqiptari Tito!

Gjatë tërë intervistës në emisionin PIKË në KTV, në dy epizodat, siç i quan Veton Surroi, titisti Azem Vllasi, me qëndrimet e tij, shihet qartë se tenton të mbajë pozitën e njeriut pa asnjë faj, të njeriut pa asnjë përgjegjësi, kur shqiptarët janë të ndëshkuar e të dëmtuar nga dhuna dhe nga terrori policor federativ dhe republikan!

Pa fije turpi edhe pse kanë kaluar katër dekada e gjysmë, titisti Azem Vllasi i ndihmuar herë-herë edhe nga moderatori Surroi, e deklaron se ngjarjet e marsit dhe të prillit të vitit 1981, ishin të organizuar nga Serbia dhe sherbimet e fshehta ruse-bullgare, por jo nga levizja politike atdhetare patriotike e Kosovës dhe viseve te saja në ish Jugosllavi!

Para se të shpërthente Viti i Madh më 11 e 26 Mars, 1 e 2 Prill 1981, në Kosovë, kishte rënë në burg për liri e bashkim Simboli i Rezistencës Baca Adem Denaçi, pastaj Çeliku i qendresës nëpër burgjet e ish -Jugosllavisë, themeluesi i Partisë së Luftës së Kosovës, Heroi i Kombit Rexhep Malaj e shumë e shumë të tjerë të mëdhenj të lavdishëm e të panënshtruar të kombit, të cilët, Ti titisti Azem Vllasi, i tejkalon dhe i përbuzë me qëllim!

Para se të vinte Pranvera e Kuqe e vitit 1981, në Kosovë kishte grupe, organizata, lëvizje e parti të shumta ilegale politike atdhetare patriotike, të cilat e luftonin titizmin tënd për jetë a vdekje!

Ato grupe, organizata, lëvizje e parti kishin shtypin e tyre, i cili e përgadiste popullin për ngritje kundër sistemit titist, për Republikë shqiptare në Jugosllavi ose bashkim me Shqipërinë e Enver Hoxhës!

Edhe 11 Marsi, edhe 26 Marsi, edhe 1 Prilli, edhe 2 Prilli, ishin të organizuara nga djemt dhe vashat e organizuara në strukturën ilegale politike patriotike atdhetare ne Kosovë!

Prandaj është antishqiptar, konstatimi i titistit Azem Vllasi, se ndërhyrja e policisë speciale federative jugosllave e ardhur me aeroplan special nga Beogradi në Prishtinë, ka qene e përgaditur, pasi trazirat ishin të projektuara nga qarqe ruso-serbe!

Në mënyrë permanente tenton ta nxjerrë vetën e tij, të njeriut shumë të angazhuar në ish sistemin jugosllav dhe në të gjitha hallkat e atij sistemi me rrol pozitiv për shqiptarët, pastaj mundohet ta nxjerr veten gjithashtu se ka qenë kundër Serbisë, që do të ishte normale për çdo shqiptar atdhetar e patriot, por jo edhe për të, sepse dihet pse!

Me paturpësi e lavderon vetën dhe madje me shumë merita e në shërbim të çështjes shqiptare të Kosovës dhe të shqiptarëve, por për pozitën e rëndë të Kosovës e fajson lëvizjen ilegale politike atdhetare shqiptare të Kosovës dhe Serbinë gjithësesi për revansh ndaj shqiptarëve pas vdekjes se gjakpirësit Tito!

Ndonëse Tito dhe ky e shumë të tjerë si ky, ishin me shumë fuqi ekzekutive shtetërore politike jugosllave!

Tenton ta shpalosë veten e tij, të pafuqishëm përballë fuqisë antishqiptare të Serbisë, kur dihet se i ka shërbyer me shumë zell e me shumë besnikëri platformës antishqiptare jugosllavo-serbe, platformë e njohur para gjithë botës, si platforma titiste!

Në tërë bashkëbisedimin e tij me moderatorin e KTV-së, titistit Azem Vllasi krraba i nxjerr kashtë vetëm në koshin e tij, dhe asnjeherë nuk ndalet të flasë me dhembje, me fakte e me argumente për tërë atë tragjedi që ka ndodhur mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe viseve shqiptare ne ish – Jugosllavi dhe rolin e përgjegjësinë e tij brenda saj!

Për tërë dhunën dhe terrorin, rrahjet dhe torturat mbi popullin shqiptar të Kosovës, të policisë jugosllave e te hallkave të tjera te pushtetit kolonial të Jugosllavisë e Serbisë, titisti Azem Vllasi e fajson lëvizjen ilegale politike kombetare atdhetare shqiptare!

E lavdëron për gjithëçka dhe në përgjithësi gjakëpirësin e antishqiptarin Tito, kontributin e të cilit e veçon për tri gjëra të cilat simbas tij i ka bërë në favor te shqiptarëve:

1 – ndarja e Jugosllavisë nga Stalini dhe Bashkimi Sovjetik;

2 – rrezimin nga pushteti te Rankoviqit;

3 – arritja e statusit te 1974-ës!

Pendreku jugosllav mbi shqiptarët në përgjithësi e mbi studentët dhe patriotët e atdhetarët në veçanti, për çka paska kërsitur, nëse jo për parulla dhe për demonstrata?

Jo vetëm janë rrahur e janë denuar për parolla e demosntrata, por edhe janë denuar me ditë, muaj e vite të tëra burg shqiptarët, të cilët padyshim se nuk kanë qenë vazal e puthadorë sikur klika e juaj titiste!

Dhunë në Kosovë ka pasur vazhdimisht, e jo vetëm atëherë kur të kanë burgosur ty, Azem Vllasin, titistin me damkë!

Askujtë nuk i është dashur koka jote as në Serbi e as në Jugosllavi, sepse ata e kishin në dorë kokën tënde, dhe mund të ta këpusnin kokën kur të donin, por jo, mjaft ju kishe shërbyer dhe nuk përfaqësoje asnjë rrezik për ata, prandaj të dënuan pak, që të bindeshe shumë, se me ata nuk mund të luaje qysh ata nuk ta rrehnin daullën!

Shteti i Kosovës për të cilin ju zotëri Azem Vllasi gënjeni kur thuani se e bëmë shtetin në ish-Jugosllavi, nuk ka ekzistuar fare, pasi me Kushtetutën e Jugosllavisë ishte Krahinë, e cila ka rënë si kartë letre nga goditjet e Serbisë se kriminelit antishqiptar Millosheviqi!

U dashtë lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e emërtuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës, më 17 Nëntor 1994 në Arau të Zvicrës, nga ajo LPK-ja, të cilës ia përmend emrin gjatë intervistës me gjysëm zëri, sikur nuk të kujtohet, e të cilës ia din mirë emrin, sepse ajo ta ka lëvizur dheun nën këmbë ty dhe tërë tististëve shqiptar, shërbëtorë besnik të platformës së antishqiptarit Tito dhe pasardhësve të tij!

Pa luftën heroike të UÇK-së, luftëtarët e së cilës Heronjë e Dëshmorë të Kombit e derdhën gjakun lum, dhe pa çlirimin e Kosovës nga SHBA dhe NATO, Serbia pushtuese kurrë nuk do të largohej nga Ti dhe soji yt, sepse ju ishit shkolla e tyre, ata jua njihnin juve dhëmbë dhëmballë, prandaj nuk ua kishin frikën, por ju përdornin si gogol, për t’i friksuar të tjerët!

Ti titisti Azem Vllasi, edhe flamurit kombëtar shqiptar, ia ke vendosur yllin jugosllav!

Ti duhet t’i kërkosh të falur popullit, Atdheut e Kombit, për dëmet që ia ke shkaktuar, sepse Jugosllavia jote titiste, për të cilën e ke bërë të pa mundurën, jua ka bërë njëqind e njëmijë të zeza shqiptarëve dhe ajo më është shpërbërë, nuk ekziston!

Gjithëçka e jotja është shembur bashkë me shkapërderdhjen e ish-Jugosllavisë, e cila jo vetëm nuk ekziston më, por është shëndërruar në një vend me gjakderdhje, tragjedi e gjenocid në shkallë botërore!

Mos na shit dëngla, se të njohim e të dijmë mirë kush ke qenë në të kaluarën!

Ka përënduar ajo kohë!

Ismet Sylejmani,

Ish – Anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së!

Ish – Shef për Informim dhe Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!

Ish – Shef për Informim dhe Zëdhënës i Zonës së 6-të të TMK-së!

Prishtinë, 25 Korrik 2025!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 08:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.