VLEN sërish me kritika për Bujar Osmanin  

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 09:56

VLEN sërish me kritika për Bujar Osmanin  

VLEN-i shpreh shqetësim serioz dhe të argumentuar lidhur me veprimet dhe qëndrimet e z. Osmani gjatë mandatit të tij në krye të OSBE-së, me theks të veçantë për përfshirjen e tij në të ashtuquajturin “plan 9-pikësh” për veriun e Kosovës.

Në vend që ta shfrytëzonte pozitën e tij për të avancuar paqen, stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës, Osmani u shndërrua në një instrument për promovimin e interesave të Beogradit dhe regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

Nën petkun e “de-eskalimit”, Osmani propozoi zgjidhje që në mënyrë direkte e minonin sovranitetin shtetëror të Kosovës, e mohonin vullnetin demokratik të qytetarëve dhe hapnin rrugë për krijimin e strukturave paralele, në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës.

Pikat më problematike të veprimit të Bujar Osmanit ndaj Kosovës janë:
Thirrja për dorëheqje të kryetarëve të zgjedhur legjitimisht, që përbën një precedent të rrezikshëm ku ndëshkohet procesi demokratik vetëm pse rezultatet nuk i pëlqejnë Serbisë.
Vendosja e kushteve ndaj Kosovës për tërheqje të forcave të sigurisë nga territori i saj, ndërsa ndaj Serbisë kërkohet vetëm një “zvogëlim simbolik i gatishmërisë luftarake”, çka shkel parimin e barazisë dhe veprimit sovran.
Imponimi i OSBE-së si ndërmjetës në proceset zgjedhore, edhe pse Kosova është shtet i pavarur dhe funksional me institucione dhe mekanizëm të vet zgjedhor.

E gjithë kjo është pjesë e një strategjie të rrezikshme për të ripaketuar kërkesat e vjetra për “asociacionin e komunave serbe”, me të cilat hapet rruga për krijimin e një “Republike Serbe” brenda Kosovës. Angazhimi i çuditshëm i Bujar Osmanit në këtë drejtim është shqetësues. Modelet e promovuara prej tij, në vend se të garantojnë paqen, e forcojnë ndikimin e Serbisë dhe i thellojnë ndarjet.

Bujar Osmani, që duhej të ishte diplomat me interes rajonal për shqiptarët, u bë zëdhënës i Vuçiqit. Në vend që të mbrojë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe në rajon, ai haptazi ka vepruar kundër tyre, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë për pavarësi, pa ndërhyrje, kushte apo marrëveshje të fshehta në tavolina të treta. Kosova nuk guxon të jetë objekt i pazareve të politikës së jashtme, e as monedhë për karriera personale.

VLEN bën thirrje për rishqyrtim të rolit të Bujar Osmanit në OSBE, për shkak të anshmërisë së hapur dhe devijimit nga mandati.

Po bëhen të qarta shumë takime të Bujar Osmanit me funksionarë nga Serbia. Është për të ardhur keq që një njeri nga Shkupi ka punuar kundër interesave të Kosovës.

Kosova nuk guxon të bëhet viktimë e ambicieve politike dhe karrieriste të Bujar Osmanit.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 09:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.