VLEN: Transformim rural me vepra, 99.7 milionë denarë për 1.865 fermerë!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 12:05

VLEN: Transformim rural me vepra, 99.7 milionë denarë për 1.865 fermerë!

VLEN vazhdon ta kthejë fjalën në vepër dhe vizionin në realitet! Falë angazhimit të palëkundur të zëvendësministrit të Bujqësisë, Albrim Hoxha, janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 99.7 milionë denarësh për 1.865 fermerë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për vitin 2024.

Ky është një nga investimet më domethënëse dhe më të drejtpërdrejta në bujqësi, i cili përfaqëson filozofinë e qeverisjes së VLEN: përfaqësim të drejtë, zhvillim të balancuar dhe dinjitet ekonomik për secilin qytetar!

Kjo mbështetje është dëshmi konkrete e fuqizimit të fermerëve vendorë, ngritjes së prodhimit vendas dhe rikthimit të besimit në institucionet shtetërore. Me këtë hap të madh, bujqësia shqiptare po hyn në një fazë të re, më moderne, më e mbrojtur dhe më e përkrahur se kurrë më parë.

VLEN po ndërton politika zhvillimore që përfshijnë të gjithë, pa dallim, dhe po vendos standarde të reja në funksionimin e shtetit. Me qasje institucionale, përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, VLEN po transformon realitetin e përditshëm të fermerëve në krenari dhe siguri ekonomike.

Për një bujqësi që VLEN, për një shtet që përfaqëson!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Korrik, 2025 12:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.