Vetëvendosje dikur e zëshme për Kalanë e Shkupit – sot hesht përballë tensioneve të reja

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 15:26 Përditësuar

Vetëvendosje dikur e zëshme për Kalanë e Shkupit – sot hesht përballë tensioneve të reja

Në vitin 2011, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ishte ndër zërat më të fortë në Kosovë që reagoi ndaj ngjarjeve të ashpra në Kalanë e Shkupit, ku ndërtimi i një objekti fetar ortodoks mbi rrënojat historike shqiptare u pa si provokim ndaj identitetit kulturor të shqiptarëve të Maqedonisë, shkruan Flaka

Me deklarata publike, protesta simbolike dhe qëndrime të qarta, Vetëvendosje e asaj kohe e dënoi ashpër projektin, duke e cilësuar si “politikë të shovinizmit maqedonas” dhe “tentativë për të zhdukur gjurmët shqiptare nga kryeqyteti”.

Por sot, kur tensionet rreth Kalasë janë rikthyer – me ndërtime të reja, polarizime politike dhe heshtje institucionale në Maqedoninë e Veriut – Lëvizja Vetëvendosje, tashmë në pushtet në Kosovë, ka zgjedhur të mos reagojë.

Asnjë deklaratë zyrtare nuk ka dalë nga Kryeministria e Kosovës apo nga deputetët e kësaj partie lidhur me përshkallëzimin e situatës, edhe pse debati publik dhe ndjeshmëria në opinionin shqiptar në Maqedoni kanë marrë sërish hov.

Kjo heshtje është komentuar nga analistët si një tërheqje e qëllimshme për të ruajtur balancat diplomatike me Shkupin, por njëkohësisht është kritikuar si braktisje e parimeve që dikur ishin thelbi i identitetit opozitar të kësaj force politike.

“Përballë të njëjtës padrejtësi, Vetëvendosje nuk është më ajo që ishte. Heshtja për Kalanë është heshtje për historinë”, ka komentuar Gent Aliu, njohës i çështjeve rajonale në një editorial të fundit.

Kjo heshtje bëhet akoma më e rëndë nga fakti që Vetëvendosje në kuadër të koalicionit VLEN në RMV, ka edhe një deputet të sajë, Bekim Qokun.

Përballë rikthimit të përplasjeve në Shkup, shumë qytetarë shqiptarë në Maqedoni po e ndiejnë mungesën e zërave që dikur flisnin për ta edhe nga Prishtina. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 15:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.