Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një 27-vjeçar është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se rreth orës 18:00 është pranuar informata për rastin.
Sipas të dhënave të para hetimore, viktima ka pësuar plagë nga arma e zjarrit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë, sipas autoriteteve mjekësore.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Policia është në kërkim të personit të dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet janë në zhvillim e sipër.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Korrik, 2025 23:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.