Një akt i lartë përgjegjësie qytetare është shënuar sot në Stacionin Policor Pejë, ku qytetari Gjelal Mulaj ka dorëzuar një kuletë të gjetur në një qendër tregtare.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në kuletë ndodheshin 1,020 dollarë amerikanë, 56.15 euro dhe një kartelë identifikuese. Pas dorëzimit, policia ka arritur të identifikojë pronarin dhe e ka ftuar në stacion, ku kuleta iu është kthyer me të gjitha të hollat.
Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e ndershëm dhe ka vlerësuar nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ai ka treguar.
Ky rast është një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që vazhdojnë të mbizotërojnë në shoqërinë tonë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
28 Korrik, 2025 17:50 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.