Gjuha Shqipe ndër më të vjetrat në familjen indoevropiane: studimi që përforcon origjinën autoktone të shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 18:08

Gjuha Shqipe ndër më të vjetrat në familjen indoevropiane: studimi që përforcon origjinën autoktone të shqiptarëve

Një artikull shkencor i publikuar së fundmi hedh dritë mbi origjinën e gjuhëve indoevropiane – përfshirë shqipen, armenishten dhe greqishten – duke përdorur metoda të avancuara të analizës gjuhësore dhe gjenetike. Të dhënat e prezantuara konfirmojnë se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që ende flitet sot, me origjinë të hershme dhe karakteristika të ruajtura origjinale.

Krahas analizave gjuhësore të kryera përmes modeleve kompjuterike të inferencës bayesiane, studimi përfshin edhe të dhëna gjenetike të ADN-së së lashtë, të cilat dëshmojnë se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto territore. Të dyja këto shtylla kërkimore e plotësojnë njëra-tjetrën dhe çojnë në një përfundim të qartë shkencor: si gjuha, ashtu edhe populli shqiptar janë të pranishëm në Ballkan që të paktën 6000 vjet më parë.

Studimi mbështet një hipotezë hibride mbi origjinën e gjuhëve indoevropiane, duke i vendosur fillesat e tyre rreth 8000 vjet më parë, në jug të Kaukazit, me një degëzim të mëvonshëm drejt stepave. Kjo përputhet me gjetjet më të fundit të ADN-së së lashtë dhe sfidon si hipotezën tradicionale të stepave, ashtu edhe atë të bujqësisë si burim i vetëm.

Në përmbledhje, artikulli i botuar në revistën prestigjioze Science thekson se familja gjuhësore indoevropiane mbulohet sot nga pothuajse gjysma e popullsisë globale, por origjina e saktë e saj dhe mënyra e përhapjes mbeten ende çështje komplekse dhe të hapura. Kontributi i këtij studimi është themelor, pasi vendos gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar në qendër të hartës historike dhe shkencore të qytetërimit indoevropian.

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 18:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.