PSG gati të shesë Donnarummën – Chelsea dhe Galatasaray në garë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Korrik, 2025 17:01

PSG gati të shesë Donnarummën – Chelsea dhe Galatasaray në garë

Portieri i njohur italian, Gianluigi Donnarumma, është pranë një ndarjeje surprizë nga Paris Saint-Germain, pas katër sezoneve të suksesshme në “Parc des Princes”.

Sipas burimeve pranë klubit francez, këtë javë pritet të mbahet një takim vendimtar mes palëve, ku do të diskutohet ndërprerja e bashkëpunimit, duke i hapur rrugë largimit të bujshëm të 26-vjeçarit. PSG nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër verë pa përfitime financiare, ndaj është e vendosur ta nxjerrë në shitje gjatë merkatos aktuale.

Kontrata e Donnarummës përfundon në verën e vitit 2026, por kampionët e Francës nuk janë të gatshëm të presin dhe ta humbin me parametër zero. Në garë për firmën e gardianit janë futur menjëherë Chelsea dhe Galatasaray.

Chelsea kërkon një portier të kalibrit të lartë pas sezonit të paqëndrueshëm në këtë pozicion, ndërsa Galatasaray është gati të bëjë një ofertë joshëse për ta bërë Donnarummën liderin e ri të skuadrës.

Lëvizjet e kësaj jave pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e portierit italian, i cili duket gjithnjë e më larg Parisit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Korrik, 2025 17:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.