Tragjedi hekurudhore në Gjermani – Tren del nga shinat, disa viktima dhe të plagosur

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 00:22

Tragjedi hekurudhore në Gjermani – Tren del nga shinat, disa viktima dhe të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur këtë të shtunë në jug të Gjermanisë, pranë qytetit Biberach, afër kufirit me Francën, ku një tren pasagjerësh doli nga shinat duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.

Sipas mediave gjermane, rreth 100 persona ndodheshin në bord kur të paktën dy vagona dolën nga shinat në një zonë pyjore, rreth orës 18:10 sipas orës lokale. Një fotografi e publikuar nga portali Tagesspiegel tregon vagonët e përmbysur dhe shpërndarë në një zonë të vështirë qasjeje për ekipet e shpëtimit.

“Ishte një kaos i vërtetë. Pamë njerëz të gjakosur dhe të bllokuar brenda trenit”, ka rrëfyer një dëshmitar për televizionin SWR.

Pamjet filmike tregojnë ekipe të zjarrfikësve dhe të shpëtimit duke punuar me urgjencë për të arritur deri te pasagjerët që ishin mbetur brenda vagonëve. Policia lokale dhe ekipe të specializuara në operacione të emergjencës janë në terren që nga ora 19:30, duke menaxhuar situatën dhe ndihmuar të lënduarit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të viktimave, por media gjermane Bild shkruan për të paktën tre persona të vdekur dhe disa të tjerë në gjendje të rëndë.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim nga autoritetet federale të transportit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 00:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.