Zhegrova mungon në fazën përgatitore – Lille konfirmon largimin
Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk është ftuar nga Lille OSC për fazën përgatitore që po zhvillohet në Iserlohn, Gjermani, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë merkatos verore.
Sipas raportimeve nga mediumi “Lepetitlillois”, trajneri Bruno Genesio ka përzgjedhur një grup prej 29 lojtarësh, ku përfshihen emra të rëndësishëm si Lucas Chevalier dhe Benjamin Andre, si dhe gjashtë futbollistë nga akademia dhe tre të rikthyer nga huazimet. Madje, edhe lojtarë me probleme fizike si Tiago Santos, Ugo Raghouber dhe Andre Gomes janë përfshirë në skuadër.
Ndërkohë, Zhegrova, së bashku me Mohamed Bayo, Tiago Morais dhe Rafael Fernandes, është lënë jashtë listës, duke konfirmuar se nuk është pjesë e planeve të Genesios për sezonin e ri.
Zhegrova është lidhur me disa klube evropiane si Olympique Marseille, Atalanta dhe Napoli, por deri më tani nuk ka një marrëveshje konkrete. Presidenti i Lille, Olivier Létang, ka konfirmuar se lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe klubi po punon për të gjetur një zëvendësues.
Flaka














