Zyrtare: Joao Felix transferohet te Al Nassr
Klubi saudit Al Nassr ka bërë një tjetër lëvizje të bujshme në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit portugez Joao Felix nga Chelsea. Marrëveshja mes palëve është finalizuar për një shumë prej 30 milionë eurove, me 20 milionë euro bonuse të mundshme, në varësi të performancës dhe objektivave të arritura.
Felix ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite dhe ka nisur stërvitjen me ekipin, përkrah bashkëkombasit të tij Cristiano Ronaldo, në kampin përgatitor të Al Nassr në Austri4. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, që e mban në klub deri në qershor 2027.
Por Al Nassr nuk ndalet me kaq. Sipas raportimeve nga Footmercato, klubi ka paraqitur një ofertë konkrete për brazilianin Antony, i cili është kthyer te Manchester United pas huazimit te Real Betis. Antony është jashtë planeve të trajnerit Ruben Amorim, dhe drejtuesit e United janë të hapur për shitjen e tij, duke kërkuar një shumë rreth 50 milionë euro.
Nëse realizohet, kjo do të ishte një tjetër goditje e madhe për Al Nassr, që po ndërton një sulm të frikshëm me emra si Cristiano Ronaldo, Joao Felix, dhe potencialisht Antony.
Flaka














