City kërkon rikthimin e Palmer – Ofertë rekord prej 250 milionë paund
Manchester City është gati të thyejë çdo rekord në historinë e futbollit me një ofertë marramendëse prej 250 milionë paundësh për të rikthyer Cole Palmer në “Etihad Stadium”. Nëse kjo marrëveshje finalizohet, do të bëhej transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë në futbollin botëror, duke tejkaluar edhe rekordin e Neymarit te PSG.
Palmer, i cili u largua nga City në vitin 2023 për t’u bashkuar me Chelsea-n për rreth 45 milionë paund, ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Me 43 gola dhe 29 asistime në 97 ndeshje, ai është kthyer në liderin e skuadrës londineze dhe një nga lojtarët më të vlerësuar në Premier League.
Pep Guardiola, trajneri katalanas i Cityt, e sheh Palmer si një element kyç për repartin ofensiv, sidomos pas largimit të Kevin De Bruyne. Ai është i gatshëm të investojë një shumë të paprecedentë për ta rikthyer talentin anglez në skuadrën ku nisi karrierën.
Palmer ka kontratë me Chelsea-n deri në vitin 2033, dhe klubi londinez e konsideron si lojtar të paprekshëm, duke refuzuar një ofertë të mëparshme prej 170 milionë paundësh.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të pranojë ofertën rekord, dhe nëse Palmer do të rikthehet aty ku filloi rrugëtimin e tij në elitën e futbollit.
Flaka














