Një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova është dërguar dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me simptoma të helmimit nga ilaçet, konfirmuan autoritetet nga SPB Kumanovë. Sipas raportit zyrtar, ngjarja është regjistruar më 28 korrik, në orën 11:40, dhe menjëherë është zhvilluar një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, ndërsa prokurori publik është informuar për rastin.
Nga spitali është konfirmuar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ky është rasti i dytë i ngjashëm brenda dy javëve, pasi më 22 korrik, një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël i Likovës u helmua gjithashtu me ilaçe.
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e neglizhencës apo përdorimit të gabuar të medikamenteve, ndërsa SPB Kumanovë ka intensifikuar kontrollet dhe komunikimin me institucionet shëndetësore për të parandaluar raste të ngjashme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Korrik, 2025 18:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.