Juventusi kërkon nënshkrimin e Tonalit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 17:49

Juventusi kërkon nënshkrimin e Tonalit

Juventusi ka nisur lëvizjet konkrete për të rikthyer Sandro Tonalin në Serie A, duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh dhe përfshirjen e Douglas Luiz në marrëveshje me Newcastle United, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Tonali, i cili u transferua nga AC Milan në vitin 2023 për 60 milionë euro, ka pasur dy sezone të luhatshme në Premier League, përfshirë një pezullim 10-mujor për shkelje të rregullave të basteve. Megjithatë, ai është rikthyer fuqishëm në sezonin 2024/25, duke luajtur 42 ndeshje, me 5 gola dhe 3 asistime.

Douglas Luiz, i cili nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë te Juventusi pas transferimit nga Aston Villa, shihet si pjesë e shkëmbimit për të ulur koston e transferimit të Tonalit.

Newcastle e vlerëson mesfushorin italian në 60-70 milionë euro, por dëshira e Tonalit për t’u rikthyer në Itali mund të ndikojë në negociatat. Juventus ka bërë tashmë kontakte të para me klubin anglez dhe po përgatit një ofertë zyrtare në ditët në vijim.

Ish-mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka deklaruar se “Tonali është pikërisht ajo që i duhet klubit” dhe ka këshilluar publikisht rikthimin e tij në Torino.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 17:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.