Rey Manaj zyrtarizohet te Sharjah FC pas largimit nga Sivasspor

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 23:05

Rey Manaj zyrtarizohet te Sharjah FC pas largimit nga Sivasspor

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj nuk është më pjesë e klubit turk Sivasspor. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe destinacionin e tij të ri: Sharjah FC, ekip që garon në Ligën Profesionale të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas shumë spekulimeve në ditët e fundit, transferimi është zyrtarizuar sot. Manaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare, ndërsa detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë ende publike. Sipas raportimeve nga mediat sportive, Sivasspor ka përfituar 2 milionë euro nga ky transferim, ndërsa Manaj do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

Rënia e Sivassporit nga Superliga turke ka ndikuar në vendimin e bomberit 28-vjeçar për të kërkuar një aventurë të re. Gjatë dy sezoneve me klubin turk, Manaj ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 63 ndeshje, duke u cilësuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Sharjah FC e ka prezantuar Manajn si një përforcim strategjik për sezonin e ri, duke synuar të forcojë repartin ofensiv dhe të luftojë për titullin në kampionatin vendas.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2025 23:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.