Valdet Xhaferi: 24 vite lavdie për dëshmorët e Brigadës 116

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 23:29

Valdet Xhaferi: 24 vite lavdie për dëshmorët e  Brigadës 116

Në përvjetorin e 24-të të rënies së dëshmorëve të Zabelit të Kukulit, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar organizoi homazhe në nder të ushtarëve të Brigadës 116 “Tahir Sinani”, të cilët humbën jetën gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001.

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, së bashku me bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të strukturave lokale të partisë, morën pjesë në homazhe pranë varreve të dëshmorëve Hisë Fazliu dhe Naser Ademi, duke përkujtuar gjithashtu edhe Gjeneral Tahir Sinanin, Hyrë Eminin dhe Brahim Ademin.

“Sot pata nderin e veçantë të jem pranë varrit të dëshmorëve tanë, për të shprehur mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime që ata bënë në mbrojtje të dinjitetit dhe lirisë së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata janë testament i përjetshëm i guximit, unitetit dhe përkushtimit ndaj atdheut,” u shpreh Xhaferi.

Ai theksoi se përkujdesja për dëshmorët nuk është vetëm obligim moral dhe politik, por edhe amanet që duhet të trashëgohet brez pas brezi.

“Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin ndërtohet një e ardhme më e drejtë dhe më dinjitoze për shqiptarët në këtë vend. Andaj, përkujtimi i tyre është jo vetëm akt nderimi, por edhe thirrje për unitet dhe vizion të përbashkët kombëtar,” përfundoi Xhaferi.

Përvjetori i rënies së dëshmorëve të Zabelit të Kukulit mbetet një prej datave më të rëndësishme në kujtesën historike të luftës së vitit 2001 dhe në rrugëtimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 23:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.