13 mijë ndërtime pa leje në Çair – Ganiu: Kjo shifër nuk është rezultat i mandatit tim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2025 18:38 Përditësuar

13 mijë ndërtime pa leje në Çair – Ganiu: Kjo shifër nuk është rezultat i mandatit tim

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu duke u kundërpërgjigj ndaj kryetares së Shkupit Danella Arsovska, ka akuzuar këtë të fundit për manipulim dhe bashkëpunim me BDI për ta diskredituar atë politikisht. Ganiu theksoi se ndërtimet pa leje janë problem në të gjithë vendin dhe se Çairi e ka trashëguar këtë fenomen, shkruan 360 shkallë, përcjell Flaka

“Në vitin 2005, kur kryetar ishte Izet Mexhiti, kishte 13 mijë ndërtime pa leje në Çair. Ajo shifër nuk është rezultat i mandatit tim. Çairi është vetëm 3 kilometra katrorë dhe pjesa më e madhe e tokës nuk është shtetërore. Arsovska manipulon me numrin e ndërtesave dhe pretendimet për 50 themele të reja janë gënjeshtra të pastra”, deklaroi Ganiu.

Një nga provat e Arsovskës janë deklaratat e qytetarëve dhënë para noterëve, ku thuhet se objektet janë ndërtuar para marsit të vitit 2011 – afati ligjor për legalizim. Arsovska ka ngritur dyshime se disa nga deklaruesit kanë qenë ende fëmijë në atë periudhë, duke nënkuptuar falsifikim masiv.

Ganiu i hedh poshtë këto akuza, duke theksuar se këto deklarata nuk janë lëshuar nga komuna por nga noterët dhe se vlerësimi i vërtetësisë së tyre është përgjegjësi e institucioneve të tjera.

Konflikti ka edhe dimension të theksuar politik. Arsovska, e mbështetur dikur nga VMRO-DPMNE, tashmë po ndjek një kurs më të pavarur dhe përplaset me drejtues lokalë të afërt me VLEN-in, siç është Ganiu. Çairi shpesh del në pah për shkak të ndërtimit të egër dhe mbipopullimit urban, duke e kthyer këtë komunë në simbol të kaosit urbanistik të Shkupit.

Në qendër të debatit mbetet pyetja: a po legalizohen ndërtime të reja si të vjetra përmes deklaratave të rreme, dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë – komunat, noterët apo institucionet qendrore?

Arsovska prej disa muajsh denoncon se në Çair po legalizohen ndërtesa të tëra banimi të ndërtuara pas vitit 2011, të cilat në dokumente paraqiten si të vjetra. Ajo pretendon se për disa prej tyre janë falsifikuar dëshmi të pagesës drejt qytetit të Shkupit, ndërsa në terren, sipas saj, vijon ndërtimi i paligjshëm i objekteve të reja masive.

Në një postim në Facebook, ajo kërkoi arrestimin e Ganiut për “bashkim kriminal, falsifikim të dokumenteve publike, pastrim parash, shpërdorim detyre zyrtare dhe rrezikim të sigurisë së banorëve të Çairit”.

Ndërkohë, banorët e Çairit mbeten dëshmitarë të një beteje që përzihet mes ligjit, politikës dhe urbanizmit të pakontrolluar.Flaka

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2025 18:38 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.