ASH-Sela: Kasami vazhdon plaçkitjen e tetovarëve, planifikon ta privatizojë ujësjellësin

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2025 14:27

ASH-Sela: Kasami vazhdon plaçkitjen e tetovarëve, planifikon ta privatizojë ujësjellësin

Kryetari në largim i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka privatizuar të gjitha pronat publike të tetovarëve, ndërsa tani po bën plane edhe për shitjen e ujit të pijshëm. Sipas të gjitha gjasave, sistemin e ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm do të ja shet një kompanie private e cila të vetmin investim do ta ketë vendosjen e aparateve për matjen e ujit që konsumojmë qytetarët, ndërsa për këtë do ta rris çmimin e ujit në mënyrë drastike. Edhe këto para ashtu si paratë që mblidhen për mbeturina dhe pronat publike që u shitën për çmime qesharake, do të përfundojnë në kompani private dhe tek njerëz të afërt me Kasamin dhe partinë e tij.

Tetova nuk ka nevojë për privatizim të ujësjellësit sepse Tetova ka ujë të mjaftueshëm, por nevojitet vetëm të mos vidhen paratë që mblidhen nga qytetarët dhe ato të investohen në rrjetin e furnizimit. Të gjithë ekspertët kanë dëshmuar se uji humbet si pasojë e rrjetit të vjetëruar, ndërsa Komuna grumbullon mjete të mjaftueshme edhe me taksat aktuale që të bëjë këto investime.

Komuna e Tetovës nuk ka asnjë arsye të shëndoshë për të privatizuar ujësjellësin, por arsyeja e vetme do të ishte vetëm plaçkitja e tetovarëve dhe përfitimet personale të klanit të Kasamit, reaguan nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, dega Tetovë.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2025 14:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.