“Krofna gjigante” në qendër të Shkupit – mesazh gueril kundër korrupsionit

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2025 14:45 Përditësuar

“Krofna gjigante” në qendër të Shkupit – mesazh gueril kundër korrupsionit

Pas Gostivarit dhe Strumicës, Shkupi ishte ndalesa e fundit e aksionit gueril në kuadër të projektit “Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut: Hallkë kyçe në ndërtimin e një shoqërie pa korrupsion”.

Këtë herë, aktivistët vendosën një instalacion vizual në formën e një krofne gjigante – por me një mesazh të qartë: “Një e katërta e parave publike shpenzohen në mënyrë korruptive.”
Pjesa e munguar e krofnes simbolizon humbjet që korrupsioni ua shkakton buxhetit publik çdo ditë – mjete që në vend të arsimit, shëndetësisë apo infrastrukturës, përfundojnë në xhepa privatë.

Përmes këtij performansi kreativ dhe vizualisht të fuqishëm, qytetarët u ftuan të reflektojnë mbi pasojat reale të korrupsionit dhe të kërkojnë transparencë e llogaridhënie nga institucionet.

Aksioni u ideua dhe realizua në bashkëpunim me artistin vizual Nikola Pisarev nga Qendra për Art Bashkëkohor – Shkup, i cili kontribuoi në mesazhin origjinal dhe fuqinë estetike të veprës.

Projekti u mbështet nga Zivik Funding Programme i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, përmes ifa – Institut für Auslandsbeziehungen, në partneritet me Analytica Think Tank, Organizatën e Grave nga Strumica dhe IGI Gostivar.

Me këtë ndërhyrje publike përmbyllet seria simbolike, por e fuqishme e aksioneve kreative që kishin për qëllim mobilizimin e të rinjve dhe opinionit publik në luftën kundër korrupsionit, shkruan Infomax.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2025 14:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.