Tërmeti 8.8 ballë në Rusi – paralajmërime cunami në Paqësor
Një nga tërmetet më të fuqishme të dekadave të fundit, me magnitudë 8.8 ballë të Rihterit, ka goditur Gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar valë cunami dhe evakuime masive në disa vende të Oqeanit Paqësor.
Valët e cunamit, me lartësi deri në 4 metra, janë raportuar në brigjet e Rusisë, ndërsa valë 30 cm kanë goditur qytetin Hokkaido në veri të Japonisë. Paralajmërime janë lëshuar edhe për Hawaiin, Alaskën, Guamin, si dhe disa pjesë të Kinës, Filipineve, Indonezisë, Perusë dhe Ishujve Galapagos.
Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë të qetë. Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar vigjilencë ndaj paralajmërimeve për cunami.
Alarmi për cunami ulet në disa zona Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ulur alarmin për cunami në bregun jugor pranë Fukushimës, ndërsa paralajmërimi mbetet në fuqi në pjesën veriore të vendit. Në Hawaii, niveli këshillues nënkupton rryma të forta dhe përmbytje të mundshme në porte dhe plazhe.
Fluturimet dhe portet rifillojnë Pas pezullimit të përkohshëm, aeroporti ndërkombëtar i Honolulut ka rifilluar operimet, ndërsa Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Hawaiit ka njoftuar se portet tregtare do të rihapen.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 119 km në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi prej 20.7 km, sipas USGS. Ky është tërmeti më i fuqishëm në rajon që nga viti 1952.
Flaka














