Arrestohen tre persona, kontrabandonin tetë emigrantë nga Egjipti

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Korrik, 2025 22:15

Arrestohen tre persona, kontrabandonin tetë emigrantë nga Egjipti

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë, ndërsa janë kapur edhe tetë shtetas të huaj nga Egjipti.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Veri, kanë privuar nga liria tre persona: A.R. (26) nga fshati Studeniçan i Shkupit, B.B. (26) nga Radovishi dhe A.Sh. (31), po ashtu nga Radovishi.

Incidenti ka ndodhur më herët, rreth orës 19:45, në autostradën Kumanovë – Tabanoc, në afërsi të vendit të quajtur Kosturnik, kur policia ka vërejtur dy automjete: një “Audi” me targa të Strumicës, i drejtuar nga B.B., ku pasagjer ishte A.Sh., dhe një “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.R., të cilat po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Të dy automjetet nuk iu bindën urdhrit për ndalim nga ana e policisë dhe vazhduan lëvizjen, por shpejt u ndaluan. Brenda tyre janë gjetur tetë emigrantë nga Egjipti.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën Tranzitore në Tabanoc, ndërsa gjatë kontrollit është konstatuar se ndaj A.R. ishin shpallur tri urdhër-arreste aktive. Ai, bashkë me dy të dyshuarit tjerë, janë dorëzuar në Stacionin Policor të Kumanovës për procedurë të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Zyra për Çështje Penale dhe Migracion pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Veri do të parashtrojë kallëzim përkatës penal.

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Korrik, 2025 22:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.