Ferizaj: Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në vilën e tij në Jezerc

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 22:28

Ferizaj: Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në vilën e tij në Jezerc

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në garazhin e vilës së tij private. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 12:30, ndërsa viktima dyshohet të jetë ndarë nga jeta më herët, rreth orës 11:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj, ndërsa Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.