Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje në qytetin e Shkodrës, ku sipas njoftimit zyrtar të Policisë, është identifikuar si i plagosur shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Bledar Bylybashi, 28 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 korrikut, ku dy shtetasit janë përfshirë në një konflikt fizik. Bylybashi dyshohet se ka goditur Bizin me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime që kërkuan ndërhyrje mjekësore.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
31 Korrik, 2025 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.