Gara për Komunën e Strugës në zgjedhjet lokale tashmë ka dy kandidatë të konfirmuar: Arsim Dalipi, i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe i përkrahur nga Aleanca Kombëtare për Integrim, si dhe Mendi Qyra, kandidat i pavarur me mbështetje nga koalicioni opozitar VLEN, shkruan Flaka
Arsim Dalipi është neurolog me profesion dhe ish-drejtor i Spitalit të Specializuar për Nefrologji në Strugë. Ai vjen me përvojë në menaxhimin institucional dhe është pjesë e strukturës së Aleancës për Shqiptarët.
Ndërkohë, Mendi Qyra është një emër i njohur në fushën e biznesit në Strugë. Ai është drejtor i kompanisë së ndërtimtarisë “Trim-Lum” dhe aktualisht mban postin e kryetarit të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Zgjedhjet lokale në Strugë pritet të jenë një ndër garat më interesante në vend, duke pasur parasysh përplasjen mes dy blloqeve politike shqiptare – Frontit Europian dhe koalicionit VLEN – për pozitat kyçe në komunat shqiptare. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
1 Gusht, 2025 20:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.