Taravari: Po të kisha pasur presione, do të qëndroja në qeveri

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 10:25

Taravari: Po të kisha pasur presione, do të qëndroja në qeveri

“Kush ka dëgjuar që dikush të shkojë në opozitë për shkak të presioneve? Ato janë spekulime”, deklaron kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, lidhur me largimin e tij nga qeveria dhe nga koalicioni VLEN në prag të zgjedhjeve lokale.

“Nuk ka pasur kurrë presione as nga pala tjetër, kurrë në jetën time nuk kam rënë nën presione.

Në vitin 2017 në Gostivar kam pasur bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në pushtetin lokal dhe atëherë kam pasur presione nga pushteti qendror. Është pushteti qendror ai që mund të bëjë presione, jo opozita. E kur të vijë momenti që të bie nën presion, nuk do të merrem më me politikë”, tha Taravari në emisionin “Vesti Plus” në Kanal 5.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Taravari thotë se janë të mundshme çdo lloj kombinimesh dhe se do të bashkëpunojë edhe me rivalët e dikurshëm, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela.

Ai shpreson që në vjeshtë, së bashku me Frontin Evropian në bllokun shqiptar, të fitojnë më shumë se dy me një në krahasim me VLEN-in dhe thekson se nëse raporti është më i ulët, atëherë nuk ka as nevojë e as logjikë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.(INA)

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 10:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.