Merjem Abdulaziz Mahmud Davas, një vajzë 9-vjeçare nga Qyteti i Gazës, është kthyer në simbol të tragjedisë humanitare që po zhvillohet në enklavën palestineze. E zhvendosur bashkë me familjen e saj pas humbjes së shtëpisë në bombardime, Merjemja nuk mund të ecë më për shkak të kequshqyerjes ekstreme.
Para ofensivës, Merjemja peshonte 25 kilogramë, por sot pesha e saj ka rënë në vetëm 10 kilogramë. Mjekët lokalë konfirmojnë se ajo nuk vuan nga ndonjë sëmundje organike, por gjendja e saj është pasojë direkte e mungesës së ushqimit dhe kushteve të rënda jetese.
Familja e saj ka bërë thirrje për evakuim urgjent, duke kërkuar trajtim jashtë Gazës dhe furnizim me ushqim të përshtatshëm për mbijetesën e saj.
Ndërkohë, situata në Rripin e Gazës vazhdon të përkeqësohet për shkak të bllokadës së ndihmave, me mijëra fëmijë në rrezik të ngjashëm. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për katastrofë humanitare, ndërsa furnizimet me ushqim, ujë dhe ilaçe mbeten të pamjaftueshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Gusht, 2025 21:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.