Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu qëndrojnë pas mashtrimit më të madh të ndërtimit ilegal në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Gusht, 2025 23:47

Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu qëndrojnë pas mashtrimit më të madh të ndërtimit ilegal në Shkup

Gent Aliu

Mijëra familje në Çair dhe në gjithë Shkupin janë viktima të një prej mashtrimeve më të mëdha të tregut të banesave në vend, të orkestruar nga Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu.

Për vite me radhë, qytetarët janë mashtruar të blejnë banesa pa pronësi ligjore, shumë prej tyre duke shpenzuar kursimet e fundit apo duke marrë kredi vetëm për të siguruar një strehë mbi kokë. Në vend të sigurisë, ata morën mashtrimin.

Sipas vlerësimeve, këto ndërtimi ilegale dhe falsifikimi i dokumentacionit për legalizim kanë shkaktuar dëme mbi 225 milionë euro në buxhetin e shtetit dhe të qytetit të Shkupit. Ky skandal nuk është vetëm çështje shifrash është dramë e mijëra familjeve të tradhtuara, të cilave u është mohuar e drejta për siguri, dinjitet dhe të ardhme.

Përgjegjësia është e qartë. Ndërsa qytetarët përballen me pasojat e jetesës në ndërtesa të paligjshme dhe të pasiguruara, Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu vazhdojnë të mohojnë përgjegjësinë. Ata e kthyen detyrën publike në biznes privat, duke sakrifikuar të ardhmen e lagjeve të tëra për përfitime personale.

Është koha për transparencë të plotë, për përgjegjësi penale dhe për drejtësi për çdo familje të mashtruar. Epoka e mosndëshkimit ka përfunduar.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Gusht, 2025 23:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.