Thirrje raciste në ndeshjen Maqedoni–Rumani: Distancime e reagime po, por mungojnë veprime konkrete

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 17:37 Përditësuar

Thirrje raciste në ndeshjen Maqedoni–Rumani: Distancime e reagime po, por mungojnë veprime konkrete

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në sallën e saporikonstruktuar sportive në Kumanovë, u dëgjuan thirrje të rënda me përmbajtje raciste dhe antishqiptare nga disa pjesëtarë të publikut. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, përfshirë edhe një reagim zyrtar nga  Federata e Basketbollit të Maqedonisë.

Në një deklaratë zyrtare, Federata dënoi skandimet dhe veprimet e papërshtatshme të cilat, siç thuhet, nuk përfaqësojnë vlerat dhe identitetin e këtij institucioni sportiv.

“Parullat nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe nxitja e mosdurimit nuk kanë vend në sport. Apelojmë te të gjithë tifozët që të përmbahen nga sjellje të tilla dhe të kontribuojnë për një atmosferë pozitive, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në stadiume dhe palestra”, thuhet në reagimin e Federatës.

Federata më tej shton se do të bashkëpunojë me autoritetet për të identifikuar përgjegjësit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Na vjen keq që një ngjarje që u organizua në mënyrë shembullore, u njollos nga një grup i vogël individësh për qëllime jo-sportive. Sporti bashkon, nuk ndan”, përfundon deklarata.

Reaguan edhe tifozët “Kumani” nga Kumanova. Ky grupi i tifozëve të pranishëm në ndeshje përmes një deklarate të shkurtër sqarojnë se nuk mbajnë përgjegjësi për sjelljet e disa individëve me thirrjet nacionaliste antishqiptare.

“Si grup tifozësh nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet e disa individëve. Skandimet nuk janë qëndrim i organizuar i grupit”, thanë nga ky grup tifozësh nga Kumanova.

Ndeshja Maqedoni – Rumani, e cila u vlerësua lartë për nga organizimi, u errësua nga incidentet e natyrës nacionaliste që kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

“Reagime ka plot, por veprime konkrete – zero”, është një nga komentet më të përhapura në rrjetet sociale pas incidentit, shkruan Flaka, media që e para shpalosi videon ekskluizve. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 17:37 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.