U tha, u bë: Arbëria e Bekimit dhe Ibrahimit afër VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 17:28

U tha, u bë: Arbëria e Bekimit dhe Ibrahimit afër VLEN-it

Sipas informacioneve jozyrtare, qëllimi i vërtetë pas kësaj lëvizjeje është krijimi i një strukture formale politike, e cila pas regjistrimit pritet t’i bashkohet koalicionit VLEN, në një përpjekje për të krijuar perceptimin e rritjes dhe zgjerimit të këtij fronti opozitar. Ky ishte informacioni i publikuar në Flaka, pak ditë para se të zyrtarizohet iniciativa nga  Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi dhe Gazmend Aliu – ish-deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare.

Dhe sot, pas një sërë kontaktesh joformale të zhvilluara ditëve të fundit, sot u mbajt edhe takimi i parë zyrtar mes VLEN të përfaqësuar nga Izet Mexhiti dhe Zeqirija Ibraimi dhe të Lëvizjes Arbëria, të përfaqësuar nga Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe mirëkuptimi, duke reflektuar frymën e përgjegjësisë politike dhe nevojën për bashkëpunim të sinqertë mes forcave që ndajnë aspirata të përbashkëta për të ardhmen e shqiptarëve.

Qëllimi i diskutimeve ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, duke u përqendruar në krijimin e një platforme të përbashkët që do t’i shërbejë interesit qytetar dhe përfaqësimit të denjë politik.

Palët u pajtuan që dialogu i nisur të vazhdojë me krijimin e grupeve të punës, duke hapur rrugën për hapa të tjerë konkretë në ditët dhe javët në vijim.

Në këtë takim, mbi dallimet e natyrshme, mbizotëroi bindja se e ardhmja e shqiptarëve ndërtohet mbi bashkëpunim të ndershëm.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 17:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.