VLEN reagon, por nuk vepron: Në pushtet me përgjegjësi, në reagim si opozitë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 13:39

VLEN reagon, por nuk vepron: Në pushtet me përgjegjësi, në reagim si opozitë

Pas skandalit të rëndë në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni – Rumani u dëgjuan thirrje dhe kore antishqiptare, ka reaguar edhe koalicioni VLEN, pjesë e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, reagimi i tyre është cilësuar si deklarativ dhe i pamjaftueshëm për një subjekt që është pjesëmarrës në pushtet dhe ka përfaqësues në institucionet përgjegjëse.

“VLEN u bën thirrje institucioneve kompetente, federatave sportive dhe organeve shtetërore që të veprojnë menjëherë, të hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa konkrete ndaj çdo akti që cenon bashkëjetesën dhe multietnicitetin”, thuhet në deklaratën zyrtare të VLEN-it.

Por ky qëndrim ka ngritur pikëpyetje mbi rolin e tyre real në qeveri. VLEN, si pjesë e koalicionit qeveritar, ka zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme – institucionin që ishte direkt përgjegjës për sigurinë gjatë ngjarjes në fjalë.

Reagimi publik i VLEN-it për ngjarjen është lexuar më shumë si një qëndrim opozitar, sesa si veprim konkret institucional. Kërkesat për hetime dhe masa ndaj urrejtjes etnike, kur vetë je pjesë e pushtetit që mund dhe duhet t’i ndërmarrë ato masa, kanë prodhuar një mospërputhje mes fjalës dhe përgjegjësisë.

Për më tepër, mungesa e ndonjë nisme konkrete nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri – qofshin interpelanca, kërkesë për përgjegjësi ose denoncim penal – tregon një qëndrim të rezervuar që më shumë i shërben imazhit publik, sesa zgjidhjes së problemit.

Në këtë kuadër, zërat kritikë po shtrojnë pyetjen thelbësore:
A është VLEN ende në rolin e opozitës, apo duhet të sillet si forcë në pushtet me përgjegjësi për veprim dhe jo vetëm për reagim? Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 13:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.