Zhurma e Lamborghini-t zgjon Strugën – Automjeti u sekuestrua pas mesnate

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Gusht, 2025 18:54

Zhurma e Lamborghini-t zgjon Strugën – Automjeti u sekuestrua pas mesnate

Policia e Strugës ka ndërmarrë një aksion të rreptë ndaj automjeteve që shkaktojnë zhurmë të madhe, duke ndaluar dhe sekuestruar katër makina luksoze gjatë kontrolleve të trafikut rrugor.

Sipas zëdhënësit të SPB-së Ohër, Stefan Dimoski, më 1 gusht, në rrugën “15 Korpusi”, u ndaluan:

  • Një BMW me targa zvicerane, i drejtuar nga një 22-vjeçar nga Struga që jeton në Zvicër.
  • Një Audi me targa nga Strumica, i drejtuar nga një 26-vjeçar me qëndrim në Holandë.
  • Një tjetër BMW me targa nga Struga, i drejtuar nga një 45-vjeçar nga fshati Radolisht, me dokumente të skaduara.

2 gusht, rreth 30 minuta pas mesnatës, në rrugën “Partizanska”, u ndal një Lamborghini me targa gjermane, i drejtuar nga një 21-vjeçar nga Struga që punon përkohësisht në Gjermani.

Të gjitha automjetet do t’i nënshtrohen kontrollit teknik të jashtëzakonshëm, për të verifikuar defektet që lidhen me zhurmën e tepruar. Pas verifikimit, do të merren masa përkatëse administrative dhe penale.

Policia e Strugës ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve intensive, sidomos gjatë sezonit veror, për të garantuar qetësinë publike dhe sigurinë në rrugë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Gusht, 2025 18:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.