Familja shqiptare është komb – Taravari vazhdon të shpalos platformën kombëtare të ASH-së

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 14:26

Familja shqiptare është komb – Taravari vazhdon të shpalos platformën kombëtare të ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka prezantuar sot Pikën 4 të Platformës Kombëtare, e cila ka në fokus politikat sociale dhe mbrojtjen e familjes shqiptare. Gjatë paraqitjes së tij publike, Taravari theksoi se familja tradicionale shqiptare është baza mbi të cilën duhet ndërtuar një shoqëri e drejtë dhe me identitet të fortë kombëtar.

“Familja tradicionale shqiptare është më shumë se një strukturë shoqërore, ajo është institucioni i parë i trashëgimisë kombëtare, ruajtës i gjuhës, zakoneve, fesë dhe ndërgjegjes sonë historike,” deklaroi Taravari.

Ai tha se Aleanca për Shqiptarët angazhohet për një program të posaçëm që do të ndërtohet mbi vlerat kombëtare dhe mbështetjen konkrete për çdo kategori të cenueshme në shoqëri.

Masat kryesore të parashikuara në platformë:

  • Përkrahje për familjen tradicionale përmes politikave që ndihmojnë stabilitetin ekonomik dhe social.
  • Nxitje të lindshmërisë përmes subvencioneve për çdo fëmijë të lindur dhe mbështetje për prindërit e rinj.
  • Mbështetje për nënat vetushqyese, me qasje në kujdes shëndetësor dhe mundësi për punësim dinjitoz.
  • Politika të veçanta për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, në nder të kontributit të tyre për lirinë kombëtare.
  • Ndihmë sociale të drejtë dhe të barabartë për pensionistët, nënat e reja, fëmijët në nevojë dhe qytetarët pa përkujdesje familjare.
  • Ndërtimi i një sistemi të ndihmës sociale që respekton dinjitetin njerëzor, shmang varësinë dhe nxit përgjegjësinë e ndërsjellë.

“Këto nuk janë vetëm premtime elektorale, por pjesë përbërëse e programit tonë qeverisës dhe vizionit tonë për një shoqëri shqiptare të fortë, të drejtë dhe të rrënjosur në vlera,” theksoi më tej Taravari.

Ai premtoi se këto masa do të realizohen në bashkëpunim me ekspertë socialë, institucione shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve, me qëllim që të krijohet një rrjet funksional për mbrojtjen e familjes dhe shtresave të ndjeshme.

“Aleanca për Shqiptarët qëndron përkrah çdo nëne, çdo fëmije dhe çdo familjeje shqiptare që lufton çdo ditë për dinjitet, edukim të mirëfilltë dhe një të ardhme më të mirë,” përfundoi Taravari.
“Sepse pa familje të forta, nuk mund të kemi një komb të fortë.” Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2025 14:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.