Momente të vështira për Morenën – këngëtarja ndan mesazhin prekës nga spitali
Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ndjeshëm nga jeta personale, duke zbuluar se ndodhet aktualisht në spital për trajtim mjekësor.
Në një postim prekës në InstaStory, Morena ka publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit, ku shfaqet me një fashë mjekësore në zonën e barkut, e veshur me tuta të bardha dhe me telefonin në dorë. Në sfond vërehen qartë elementët e një ambienti spitalor, ndërsa ajo shfaqet e qetë dhe reflektuese.
Në mbishkrimin që shoqëron foton, Morena rrëfen se ka kaluar muaj të vështirë, të mbushur me ulje-ngritje, probleme shëndetësore të babait, stres, por edhe momente të gëzueshme. Ajo i bën thirrje ndjekësve të jetojnë pa stres dhe zemërim, duke theksuar se jeta është e bukur dhe çdo moment duhet vlerësuar.
“Kam kaluar shumë gjatë këtyre muajve të fundit — ulje-ngritje, probleme shëndetësore të babait tim, stres dhe momente të gëzueshme. Por kam vetëm një kërkesë: ju lutem, jetoni jetën tuaj pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet ta marrim as edhe një minutë si të mirëqenë,” – shkroi ajo.
Morena falënderoi ndjekësit për mesazhet dhe dashurinë, ndërsa deri tani nuk janë dhënë detaje të sakta mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Flaka














